Ylli brazilian e refuzon Valencian për Interin

Futboll

Ylli brazilian e refuzon Valencian për Interin

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 08:19
Malcom

Valencia i ka ofruar plot 35 milionë euro në tavolinë për yllin brazilian të Bordeaux, Malcom, i cili ka refuzuar të transferohet te klubi i La Ligës sepse e dëshiron vetëm Interin.

Sipas Tuttomercatoweb.com, klubi spanjoll i ka bërë propozim klubit francez një ofertë prej 35 milionë euro për Malcom, të cilat është i gatshëm t’i paguajë menjëherë.

Bordeaux është më së e lumtur ta pranojë këtë fortë, por 21-vjeçari e ka zemrën në Inter.

Për shkak të problemeve me Financial Fair Play, Interi mund vetëm ta huazojë Malcomin për 8 milionë euro, me opsion për ta blerë për 32 milionë tjera në fund të sezonit.

Interi shpreson t’i bindë drejtuesit e klubit francez gjatë një takimi tjetër të martën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat