Miqësore e bujshme, klubi i madh italian ideon një ndeshje me Tiranën

Futboll

Miqësore e bujshme, klubi i madh italian ideon një ndeshje me Tiranën

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 14:30
Tirana

Tirana nuk e ka vendosur ende se ku do ta zhvillojë fazën përgatitore, megjithatë një opsion mbetet Italia. Dhe për ta përforcuar këtë, mendojnë mediat përtej Adriatikut.

Askoli i Serze Kozmit, që militon në Serinë B, është duke planifikuar kalendarin e miqësoreve dhe në këtë listë paraprake kanë përfshirë edhe skuadrën e drejtuar prej Ze Marias.

Nuk ka asgjë zyrtare, pasi vetëm në ditët e ardhshme, klubi do të marrë një vendim edhe për këtë çështje.

Në lojë janë ende vende si Greqia, Turqia, Sllovenia, por edhe Maqedonia. E vetmja gjë që dihet me siguri aktualisht, është që të enjten bardheblutë do të nisin stërvitjet në “Skënder Halili”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat