Letër emocionuese nga Ragip Xhaka: Shqiptarët na kthyen 20 mijë fish gëzimin e shqiponjës

Futboll

Letër emocionuese nga Ragip Xhaka: Shqiptarët na kthyen 20 mijë fish gëzimin e shqiponjës

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 10:27
Ragip dhe Granit Xhaka

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e gjunjëzuan Serbinë me dy golat e tyre në Kampionatin Botëror.

Por festa e dy yjeve tanë me shqiponjë i preku shumë serbët që reaguan ashpër edhe në FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror i gjobiti lojtarët më të mirë shqiptarë me nga 10 mijë franga.

E rreth kësaj teme ka reaguar edhe babai i Granit Xhakës, Ragipi që gjithashtu ka qenë temë në mediat botërore për arsyeje se vite më parë ishte i arrestuar politik nga regjimi serb.

Ragipi ka dërguar një letër në mediat tona duke u shprehur për rastin e ndodhur.

Image

Letra e plotë e Ragip Xhakës:

“Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit të shqiptarëve në festa, në dasma, në koncerte, në ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnjë urrejtje apo madje asnjë lidhje me të tjerët”.

“Është thjesht një shenjë dalluese që shqiptarët e njohin menjëherë e nuk kanë nevojë për shpjegime”.

“Prandaj edhe jemi shumë të çuditur me reagimin e atyre që e përjetuan shenjën tonë si ofensivë për ta apo atyre që e trajtuan si gjest politik”.

“Por nuk jemi aspak të çuditur me solidaritetin e shumë shqiptarëve që janë ndjerë keq nga keqinterpretimet e shenjës dhe kanë marrë pjesë në iniciativën e Edi Ramës për të kontribuar simbolikisht për gjobën e padrejtë që na u vu”.

“I falënderojmë shumë, jo për shumën po për faktin që na kthyen 20 mijë fish gëzimin që u dhamë me shenjën e shqiponjës pas golave”, ka shkruar Ragip Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat