Vëllai i Andres Escobar: Mund ta vrasin edhe Carlos Sanchezin

Futboll

Vëllai i Andres Escobar: Mund ta vrasin edhe Carlos Sanchezin

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:23
Carlos Sanchezi

Frika për jetën e futbollistëve të Kolumbisë sa vjen e shtohet.

Njëzet e katër vite pas vrasjes së vëllait të tij, Andres për shkak të autogolit që kushtoi eliminimin e Kolumbisë nga Botërori SHBA 1994, Santiago Escobar, ka frikë se ndonjë tjetër futbollist i kombëtares mund të ketë të njëjtin fund pas humbjes mbrëmjen e djeshme ndaj Anglisë në “Spartak Stadium” të Moskës.

Një frikë që u shtohet kërcënimeve me vdekje që ka marrë në rrjetet sociale qendërmbrojtësi Carlos Sanchez për shkak të kartonit të kuq ndaj Japonisë.

“Carlos duhet të jetë i trishtuar për gabimin që ka bërë dhe në të njëjtën kohë, i shqetësuar për familjen e tij”, tregon Escobar për “Mirror”. “Por, vëllai im nuk kishte marrë asnjëherë ndonjë kërcënim dhe thjesht e vranë në mënyrën më frikacake të mundshme.

“Dhe fakti që ka ende persona që u lejohet të thonë të tilla gjëra dhe kërcënojnë me vdekje një futbollist në rrjetet sociale, tregon se nga vdekja e Andres nuk ka dalë asgjë e mirë dhe vendi im nuk ka mësuar asgjë”. “Këta njerëz nuk kanë fare lidhje me tifozët kolumbianë dhe duhen arrestuar dhe futur në burg. Por, pavarësisht asaj që i ndodhi vëllait tim, nuk ka ende ligj për t’i ndaluar”, ka theksuar ai.

Sanchez ishte i pafat edhe mbrëmë pasi pikërisht ai shkaktoi penalltinë, të cilën e konvertoi në gol Harry Kane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat