Serbët hallakaten me shqiponjën e Lecit!

Futboll

Serbët hallakaten me shqiponjën e Lecit!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2018 Në ora: 11:06
Serbët hallakaten me shqiponjën e Lecit!

Disa nga mediumet serbe janë hallakatur kur kanë parë edhe Liridon Lecin se ka bërë shqiponjën dykrenore në ndeshjen parakualifikuese të Champions League, kundër Lincoln të Gjibraltarit. Një farë “Kuriri” serb, shkruan se ky është një skandal i ri dhe sipas saj që shkruan, një tjetër shqiptar pas Xhakës e Shaqirit ka bërë shqiponjën dhe po hetohet nga UEFA.

“Ka ndjekur shembullin e shqiptarëve të ekipit kombëtar të Zvicrës, Liridon Leci dhe golin e ka festuar me shqiponjën dykrenore në ndeshje të turneut parakualifikues për Champions League. Në finale u takuan kampion i Gjibraltarit Lincoln dhe kampioni i Kosovës Drita nga Gjilani, e cila përfundoi 1:1 në kohën e rregullt dhe në vazhdime  gjilanasit i dhanë tri gola, duke u kualifikuar në raundin kualifikues, ku takohen me Malmon e Suedisë.

Liridon Leci shënoi dy gola dhe ka festuar ato, duke imituar bashkatdhetarët e tyre që kanë përzgjedhur Zvicrën. Për shkak të kësaj, UEFA ka nisur një procedurë kundër lojtarit shqiptar”, shkruan mes të tjera ‘Kurir’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat