18 vjeçar Betim Lumi, po mahnitë me paraqitjet dhe talenin e tij në futboll, në ekipin e të rinjve të KF Kukësi.
Paraqitjet e mira me ekipin e të rinjëve, kanë bindur drejtuesit e klubit verilindor dhe kryetrajnerin austriak Pakult që të ofrojnë në ekipin e parë mesfushorin 18 vjeçar Betim Lumi.
Lumi ishte pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Slloveni me ekipin e parë, ndërkohë që ka lënë përshtypje të mira te stafi teknik.
Mesfushori i lindur në vitin 2000 i ka kaluar të gjitha moshat me Kukësin, ndërkohë tani që është afruar në ekipin e parë kërkon që dëshmojë vlerat e tij.
Kukësi më 11 korrik do luajë ndeshjetn e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve përballë Valletës në “Loro Boriçi”.