Orë vendimtare për Ronaldon, Juventusi pret ‘OK’ për t’u nisur drejt Madridit

Futboll

Orë vendimtare për Ronaldon, Juventusi pret ‘OK’ për t’u nisur drejt Madridit

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:14
Cristiano Ronado

Nga Italia vijnë zhvillime të rëndësishme rreth transferimit të Cristiano Ronados te Juventusi.

Portugezi është gati të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar te skuadra kampione e Serie A.

Në Itali raportohet se drejtues të Juventusit janë duke pritur një konfirmim të agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes, për të fluturuar drejt Madridit, për t’i paraqitur ofertën zyrtare Real Madridit për yllin portugez.

Oferta e Juventusit për Ronaldon do të jetë 100 milionë euro. Rreth kësaj lëvizje zërat janë rritur edhe më shumë kur Jorge Mendes sot deklaroi se transferimi i mundshëm te Juventus do të ishte një sfidë e re për karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat