Në pritje të mesazhit të Ronaldos…

Futboll

Në pritje të mesazhit të Ronaldos…

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 23:50
Cristiano Ronaldo

Real Madridi do ta lejojë Cristiano Ronaldon të bashkohet me Juventusin për 100 milionë euro, por vetëm nëse portugezi deklaron publikisht se është vendimi i tij për t’u larguar, raportojnë mediat spanjolle.

E ashtuquajtura klauzolë prej 100 milionë euro është në fakt një marrëveshje zotërinjsh e nënshkruar në janar dhe jo ligjërisht e detyrueshme, kështu që ende do të kërkojë të qartësohet nga presidenti Florentino Perez.

Marca, Cadena Cope dhe Sky Sport Italia janë ndër burimet që sugjerojnë se Real Madridi dëshiron të jetë i pa fajshëm për largimin e fituesit të Topit të Artë.

Kjo do të thotë se CR7 do të duhet të mbajë një konferencë shtypi në të cilën ai deklaron dëshirën e tij për të lëvizur pas nëntë vjetësh për një sfidë të re në Juventus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat