Kjo markë veturash po e financon kalimin e CR7 te Juventus

Futboll

Kjo markë veturash po e financon kalimin e CR7 te Juventus

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:02
Cristiano Ronaldo

Është grupi i automobilave FIAT ai i cili po financon kalimin e Cristiano Ronaldos në Juventus bën të ditur Marca.

Familja Agnelli zotëron 29.18 për qind të këtij grupi (të cilit i përket ekskluzivisht markë Ferrari), ashtu siç ka 63.77 për qind të Juventusit.

Andrea Agnelli, president i klubit, ishte një nga partnerët themelues të konglomeratit.Ai prandaj i kërkoi FIAT-it të financonte ‘Operacionin e Cristianos’ dhe sapo zbuluan se ishte e mundshme falë fondeve të grupit, ata i thanë po portugezit.

Agnelli ka konsideruar gjithashtu forma të tjera të financimit. Cristiano Ronaldo mund të bëhet imazhi i markës dhe të nënshkruajë një kontratë reklamimi me FIATI-n, një alternativë me të cilën mund të fitojnë deri në 30 milionë euro.

Vendimi shkakton pakënaqësi te punëtoret e FIAT-it

Megjithatë, vendimi për financimin e operacionit falë grupit FIAT nuk ka qenë i mirë për punëtorët e konglomeratit.

Operatori i agjencisë Pomorie D’Arco DER, Gerardo Giannone thotë se me pagën që do t`ia paguajë Cristianos, FIAT-i, do të mund t`ua ngriste pagen të gjithë të punësuarëve për nga 200 euro me shumë.

“Pas Higuain, është Cristiano Ronaldo? Është e turpshme që punëtorët e FIAT nuk kanë pasur rritje të pagave në 10 vitet e fundit,” tha Giannone disa ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat