Sarri me Jorginhon në Chelsea?

Futboll

Sarri me Jorginhon në Chelsea?

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 00:28
Maurizio Sarri dhe Jorginho

Maurizio Sarri mund të emërohet nesër menaxher në Chelsea e bashkë më të mund të shkojë edhe Jorginho si pjesë e një marrëveshje 65 milionë euro.

Napoli ka filluar stërvitjet parasezonale sot me trajnerin e ri Carlo Ancelotti, por Sarri mbetet nën kontratë derisa ajo të prishet me marrëveshje të ndërsjellët.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis raportohet se dëshiron në mes 5 deri 20 milionë euro për trajnerin, por sipas ekspertit të transferëve Gianluca Di Marzio, e nesërmja do të qartësojë gjithçka.

Çelësi i kësaj marrëveshje është Jorginho, i cili pavarësisht se është pajtuar për një transfer 55 milionë euro te Manchester City mund të anulohet.

Në mes të trajnerit dhe mesfushorit, operacioni do ti kushtojë londinezëve 65 milionë euro.

Por, Chelsea janë në një kaos, sepse këtë javë Antonio Conte dhe stafi i tij kanë filluar stërvitjet, pavarësisht se i është thënë se mund të shkarkohet në çdo momente.

Hezitimi shtohet sepse Chelsea duhet të paguaj 11 milionë euro Conten dhe stafin e tij për një vit dhe mandej të vendos për shkarkimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat