Prishtina dominon, por nuk fiton në Luksemburg

Futboll

Prishtina dominon, por nuk fiton në Luksemburg

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:15
Foto nga ndeshja

Prishtina e ka dominuar për 90 minuta skuadrën nga Luksemburgu CS Fola Esch por nuk ka arritur që se paku të shënoi, edhe pse e pati dy mundësi të mira për të fituar. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-0.

Prishtina edhe një herë ka treguar një paraqitje serioze në Europë, ku ka barazuar me skuadrën nga Luksemburgu, CS Fola Esch.

Prishtinasit e kanë dominuar këtë takim nga minuta e parë.

Në pjesën e parë, Fola e fillojë shumë më mirë dhe sulmuan më shumë por nga minuta e 15 Prishtina e kontrollojë totalisht këtë takim.

Por, Prishtina nuk arriti që të krijoi ndonjë rast domethënës në këtë pjesë edhe pse disa herë dolën para.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte shumë më mirë.

Mankenda disa herë rrezikojë portën e Fola Esch, kurse shumë mirë luajti edhe Korenica i cili pati një rast të mirë në minutën e 61’të.

Rasti tjetër i mirë për Prishtinën ishte në minutën e 70, por nuk u konkretizua në gol.

Ndërkohë në minutën e 75’të një rastë të mirë e pati edhe Fola Esch, por portieri Bekaj tregojë cilësitë e tij.

10 minutat e fundit Fola ishin shumë më të mirë dhe kanë mundur që të shënojnë në minutën e 88’të, por fati ishte në anën prishtinaseve.

Një rast të mirë Prishtina e pati edhe në minutën e 89, por priti portieri i Folas.

Ndeshja përfundoi më rezultat 0-0. 

Ky rezultat është i mirë për Prishtinën të cilët e presin skuadrën nga Luksemburgu pas një javë në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat