Fondi amerikan Elliot merr kontrollin e Milanit - Bota Sot
Fondi amerikan Elliot merr kontrollin e Milanit

Futboll

Fondi amerikan Elliot merr kontrollin e Milanit

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:18
Milan

Përfundon epoka kineze për Milanin pasi fondi amerikan “Elliott” kontrollon tani klubin prestigjoz të futbollit italian që synon të dërgojë sërish drejt suksesit duke i garantuar një stabilitet financiar.

“Elliott” meri në kontroll klubin sepse investitori kinez Li Yonghong nuk arriti t’i qëndrojë kushteve të huas.

Li kishte kohë deri më 6 korrik për t’i paguar 32 milionë euro fondit amerikan që ia kishte dhënë për të blerë klubin.

Në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje, “Elliott” njofton se “me këtë marrje të kontrollit fillon një kapitull i ri për Milanin”.

“Vizioni i Elliott për Milanin është i thjeshtë, të krijojë stabilitet financiar dhe të ngrejë një  menaxhim të qëndrueshëm, të realizojë një sukses afat gjatë për Milanin duke u përqëndruar në themelet dhe të garantohet që klubi të jetë i financuar mirë, si dhe të mbajë një model operimi të qëndrueshëm që respekton rregullat e ‘fair play’ financiar të UEFA-s”, thuhet në këtë komunikatë. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test