Lenglet firmos me Barcelonën

Futboll

Lenglet firmos me Barcelonën

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:05
Lenglet firmos me Barcelonën

Synimi i Barcelonës është që të jetë sa më e fortë në të gjitha repartet për edicionin e ri. Kampioni i Spanjës pretendon trofe në të gjitha garat në edicionin 2018-19. Në fakt, Clement Lenglet ka kaluar nga Sevilla te Barcelona për 35,9 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me katalanasit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll, që ka zbuluar se lojtari do të ketë një klauzolë prej 300 milionë eurosh në kontratë. 23-vjeçari do të largohet nga Sevilla pas dy sezonesh dhe pasi ishte bërë një lojtar kyç për skuadrën. Ai luajti 35 ndeshje në sezonin e kaluar të La Liga. Për shkak të moshës së tij të re, francezi pritet të jetë pasardhësi i Gerard Pique, 31 vjeç, në të ardhmen dhe duhet të formojë një dyshe shumë të fortë me Samuel Umtiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat