Chelsea shkarkon Conten - Bota Sot
Chelsea shkarkon Conten

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Chelsea shkarkon Conten

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:00
Conte

Në vendin e tij pritet të emërohet Maurizio Sarri.

Chelsea dhe Antonio Conte ndajnë rrugët.

Pasi drejtoi edhe stërvitjen e mëngjesit të kësaj të enjteje ish trajneri i kombëtares italiane së bashku me stafin e tij ka marrë lajmin për shkarkimin nga detyra nga pronari i Bluve, Roman Abramovich.

Largimi i Contes, hap dyert për emërimin e Maurizio Sarrit që në orët e ardhshme do të marrë zyrtarisht drejtimin e klubit londinez për të pasuar bashkëkombësin e tij. 

Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Antonio Contes në stolin e Chelseat me trajnerin që nuk donte të largohej duke e stërvitur skuadrën në seancat e para të sezonit të ri.

Conte në aventurën e tij dy vjeçare te Chelsea arriti të fitonte dy trofetë më të rëndësishëm në ishull fillimisht Premier Ligën në sezonin e tij të parë dhe më pas Kupën FA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test