Federata Zvicerane reagon zyrtarisht për lojtarët me dy shtetësi, përfshihen edhe shqiptarët

Futboll

Federata Zvicerane reagon zyrtarisht për lojtarët me dy shtetësi, përfshihen edhe shqiptarët

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 01:04
Xhaka, Behrami

Situata kaotike e krijuar kohët e fundit dhe deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Zvicerane, Aleks Miesher, rreth futbollistëve shqiptarë, kanë shkaktuar shumë polemika në Zvicër, ku është vë në dyshim vazhdimësia e tyre në radhët e përfaqësueses.

Por deklaratat e Miesher duket se nuk janë qëndrimi zyrtar i institucionit, pasi me një komunikatë për shtyp, Federata ka kërkuar falje për aludimet e zyrtarit nëse duheshin lejuar futbollistë me dy pasaporta në ekipin kombëtar.

“Federata e Futbollit e Zvicrës mbështet si organizatë të gjithë futbollistët dhe futbollsitet, pavarësisht shumëllojshmërisë së kombësive. Ndaj kërkojmë ndjesë nëse është krijuar përshtypja në ditët e fundit se ka rezerva në këtë aspekt.

Presidenti Peter Zhilieron përmbledh opinionin e Komitetit Qendror pas mbledhjes së sotme me këto fjalë. ‘Na vjen shumë keq që qytetarët dhe qytetaret me nënshtetësi të dyfishtë janë ndjerë të diskriminuar dhe të refuzuar nga një intervistë e sekretarit të përgjithshëm të Federatës.

Integrimi dhe zhvillimi i të gjithë futbollistëve dhe futbollisteve, pavarësisht prejardhjes dhe kombësisë së tyre, është një nga linjat drejtuese të Federatës sonë”, tha ai.

“Kemi përdorur këtë javë për të analizuar dhe diskutuar atë që ndodhi. Në javët e ardhshme do të bëjmë një analizë më të qartë në çdo aspekt'”, shkruhej në deklaratën e Federatës Zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat