Fali Ramadani nis bisedimet me Unitedin, Perisic pritet të largohet nga Interi

Futboll

Fali Ramadani nis bisedimet me Unitedin, Perisic pritet të largohet nga Interi

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 20:49
Fali Ramadani

Manchester United është në bisedime me agjentin e mesfushorit të Interit, Ivan Perisic.

Tuttosport thotë se negociatat me Fali Ramadanin janë duke u zhvilluar, ndërsa shefi i Unitedit, Jose Mourinho kërkon të sjell reprezentuesin kroat në Angli.

Agjenti shqiptar tashmë e ka informuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta transferojnë për 70 milionë euro Perisicin.

Nerazzurët gjithashtu duan që Matteo Darmian të hidhet në marrëveshjen që mund të arrihet për transferim.

Interi është në një pozitë të fortë, pasi Perisic nënshkroi kontratë të re një vit më parë meqenëse anglezët dështuan të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin anësor.

Megjithatë, një transferim besohet se do të arrihet, ku Ramadani në mënyrë aktive është në bisedime me Unitedin rreth Perisicit, i cili pritet ta lë Interin gjatë javëve të ardhshme.

Ndryshe, lojtari gjatë ditës së djeshme është shpallur nënkampion i botës me kroacinë, ku në finale pësuan humbje me rezultat 4-2 kundër Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat