Insigne për Ronaldon: Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë” - Bota Sot
Insigne për Ronaldon: Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë”

Futboll

E shtunë, 20 tetor 2018

Insigne për Ronaldon: Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë”

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:42
Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne ka lënë pas polemikat e sezonit të kaluar mes Juventusit dhe Napolit.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ai ka folur edhe për përforcimin e madh të Juventusit, Cristiano Ronaldon. “Unë jam kureshtar të shoh se si do të përshtatet ai në ligën tonë. Me siguri nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë i vetëm ndeshjet, por unë preferoj Messin. Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë”. Ari do të thotë diçka, jo gjithçka”, – pohon Insigne.

Duke luajtur për Napolin në Seria A, sulmuesi italian thotë se ylli portugez mund të hasë në pengesa: “Mbrojtjet italiane janë të forta, por në një turne të gjatë ne do të shohim. Ndoshta Ronaldo do të jetë i kursyer për në Ligën e Kampionëve, i cili është qëllimi i tij i madh, si edhe i Juventusit. Napoli ka luajtur në 1/8 finale të Champions-it, dy sezone më parë, por Ronaldo nuk mundi të na shënonte asnjë gol”.

Ndërkohë, Insigne ka shijuar ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti: “Ardhja e tij te Napoli është diçka e shkëlqyer. Ai transmeton qetësi në çdo mjedis. Rast i artë për ne, që të përfitojnë prej tij nga çdo moment, në dhomat e zhveshjes, në stërvitje, në ndeshje, apo në tryezë duke folur”.

Së fundi, Insigne kthehet te grindja në distancë me Chiellini dhe siguron: “Në ekipin kombëtar jemi sqaruar, ai ishte i keqardhur për frazat e mia, që nuk ishin absolutisht pa respekt. Kemi folur direkt dhe ne e dimë se çfarë kemi thënë”. Sfida e titullit, duket se tashmë ka nisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test