Tirana me projekt serioz, synon rikthimin e madh

Futboll

Tirana me projekt serioz, synon rikthimin e madh

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 16:22
Tirana me projekt serioz, synon rikthimin e madh

Skënderbeu nuk do të jetë ai i vitit të kaluar, Kukësi sapo ka ndërruar trajner, Partizani pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme, ambicie të mëdha te Flamurtari por me një projekt nga e para, te Tirana mund t’i lejojnë vetes mendimet për të bërë një rikthim me fishekzjarre në Superiore. Tifozët kanë fiksuar që tani me të kuqe datën e derbit, 30 shtator, por strategjia e klubit flet për një projekt për t’u rikthyer menjëherë te suksesi. Duke nisur që nga konfirmimi i Ze Marias, bardheblutë në fakt do të jenë i vetmi klub i Superiores që kanë lluksin e të pasur të të njëjtit trajner që i drejtoi edhe sezonin e shkuar, braziliani ka fituar besimin e drejtuesve dhe sportdashësve gjatë vitit në Kategorinë e Parë, ka krijuar ide më të qarta për skuadrën falë kohës në dispozicion dhe mbi të gjitha ambicie të mëdha. Kushti për të qëndruar kishte të bënte pikërisht me të pasurit në dispozicion një skuadër kompetitive. Tirana ka ruajtur boshtin e skuadrës, talente si Doka apo lojtarë te lidhur ngushtë me fanellën bardheblu, duke rinovuar kontratat me Dajën e Kërçikun, ka afruar të rinj nga akademia që mund të rrisin konkurencën në skuadër duke përfoprcuar të gjitha repartet. Në mbrojtje është afruar Attinga, ndërsa zyrtarizimi i Sedat Berishës konsiderohet formalitet, në mesin e fushës spikat Kobinah një lojtar që pritet të rrisë kualitetin dhe fantazinë, ndërsa Imami është një tjetër përforcim i rëndësishëm, ndërsa në sulm ku është afruar tanimë Blazhevski priten të tjera goditje me Ngoo që do të jetë në maksimum vetëm në fillim të shtatorit. Edhe pse pa shumë bujë, te Tirana po përgatisin si duhet rikthimin e 24 herë kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat