Sane: Low mi ka treguar arsyet pse nuk më ftoi në Kupën e Botës

Futboll

Sane: Low mi ka treguar arsyet pse nuk më ftoi në Kupën e Botës

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:11
Sane dhe Low

Leroy Sane ka thënë se trajneri i Gjermanisë i ka dhënë arsye të pranueshme për mos ftesën në Kupën e Botës.

Të gjithë ishin shokuar kur Joachim Low kishte zbuluar listën me lojtarët e ftuar për Kupën e Botës, në të cilën mungonte anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sane që kishte mbyllur sezonin si kampion në Premierligë me 10 gola dhe 15 asistime, nuk gjeti vend në ekipin e Low.

“Kam folur me Low për këtë. Sigurisht që kam pranuar vendimin”, ka deklaruar Sane.

“Ai më dha arsye të mira pse ka vendosur ashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat