Ish-lojtari i Barcelonës, Rafael Marquez ka njoftuar se do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.
Marquez u bë ndër të paktët futbollistë që kanë marrë pjesë në 5 Kupa Bote dhe ka pasur një karrierë të gjatë ku ka fituar 20 trofe nga të cilat 12 me Barcelonnën.
“Kanë qenë 22 vite të mbushura me sakrifica, sforcime, gabime dhe suksese. Ndonjëherë ka pasur edhe trishtim apo zhgënjim, por shumica ka qenë e mbushur me gëzim”, ishte mesazhi i tij i lamtumirës nga futbolli.