Yerry Mina është pranë largimit nga Barcelona këtë verë, me skuadrën e Evertonit si destinacionin më të mundshëm.
Mbrojtësi kolumbian është transferuar te Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit, por asnjëherë nuk ka arritur të bind trajnerin Ernesto Valverde.
Paraqitjet me Kolumbinë në Kupën e Botës, kanë rritur interesimin e disa skuadrave për shërbimet e tij.
‘Goal.com’ ka mësuar se anglezët e Evertonit, janë seriozisht të interesuar të nënshkruajnë me 23 vjeçarin.
Madje thuhet se tashmë trajneri i Evertonit ka kontaktuar Minën, për t’i shpjeguar projektin e tij në ‘Goodison Park’.