Chiesa i pashitshëm për Fiorentinën

Futboll

Chiesa i pashitshëm për Fiorentinën

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:04
Chiesa

Sulmuesi italian kërkohet nga shumë klube të mëdha.

Edhe pse kërkohet me ngulm nga shumë skuadra, sidomos nga Interi, Federico

Chiesa konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit e Fiorentinës.

Menaxheri i përgjithshëm i violave, Giancarlo Antognoni, pranoi se për lojtarin ka shumë kërkesa, por qëllimi i klubit është ta mbajë 20-vjeçarin.

Ai deklaroi se Chiesa është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe që luan shumë mirë me të dyja këmbët dhe këto cilësi e bëjnë atë shumë të kërkuar. 

Gjithsesi sipas Antognonit qëllimi i klubit është që sulmuesi të vazhdojë të përmirësohet dhe të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat