Një nga lojtarët më të rinj në Kupën e Botës së Rusisë mund të jetë në rrugën e tij drejt Barcelonës.
Barcelona është në kërkim të nënshkrimit të anësorit të djathtë, Moussa Wague, sipas “Mundo Deportivo”. 19-vjeçari luajti për Senegalin në Kupën e Botës së kësaj vere, megjithëse kombi afrikan u eliminua nga turneu që në fazën e grupeve.
Wague momentalisht luan për skuadrën belge, KAS Eupen, por mund të zhvendoset te një klub i madh në të ardhmen e afërt. Barcelona synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri.