Bordeuax prish marrëveshjen me Romën për Malcom

Futboll

Bordeuax prish marrëveshjen me Romën për Malcom

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 23:31
Malcom

Zhvillime të papritur rreth të ardhmes së sulmuesit Malcom.

Pak orë pas zyrtarizimit të arritjes së marrëveshjes me Romën për transferimin e 21 vjeçarit në Serie A, skuadra franceze ka vendosur të prish këtë marrëveshje.

Edhe pse ishin zbuluar detajet e udhëtimit të lojtarit drejt Romës, tani çdo gjë është anuluar.

Raportohet se Barcelona ka hyrë në momentet e fundit në garë për Malcom, duke i dhënë krejt kahje tjetër kësaj tentative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat