Bonucci – Juventus, lajm shokues nga Italia

Futboll

Bonucci – Juventus, lajm shokues nga Italia

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 07:41
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci është i gatshëm të largohet nga Milan.

Leonardo Bonucci dëshiron të kthehet në Juventus.

Kapiteni i Milanit i është ofruar ish skuadrës së tij, për rikthim në Torino, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Calciomercato” raporton se Bonucci mirëpret mundësinë e rikthimit në Juventus pas vendimit për largim nga San Siro.

Menaxheri i tij, Alessandro Lucci është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Milano për të negociuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të Bonuccit te skuadra kampione nga Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat