Rooney: Manchester United nuk duhet ta shes Martial

Futboll

Rooney: Manchester United nuk duhet ta shes Martial

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 09:41
Wayne Rooney dhe Anthony Martial

?"Anthony Martial është i pabesueshëm”, – thotë Wayne Rooney, me legjendën e Manchester United që sugjeron se do të ishte një gabim për Jose Mourinhon që ta shesë francezin këtë verë.

Duke parë se starti i rregullt në formacion ka qenë i vështirë gjatë sezonit 2017-2018, është raportuar se 22-vjeçari së shpejti do të largohej nga “Old Trafford”.

Chelsea dhe Tottenham janë mes atyre, që thuhet se janë të prirur për ta marrë lojtarin që u transferua në Angli në verën e vitit 2015. Agjenti i Martial ka pranuar se një lëvizje tjetër do të konsiderohet gjatë merkatos aktuale, por Rooney shpreson ta shohë lojtarin duke qëndruar te Manchester United.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te “Djajtë e Kuq”, i cili tani është në librat e ekipit të MLS-së, D.C. United, tha për talkSPORT: “Mendoj se Martial, referuar aftësisë dhe mençurisë si futbollist, është i pabesueshëm. Mendoj se ndonjëherë është e vështirë ta njohësh atë si person, si karakter, për shkak të mënyrës se si është. Por, sapo ta njihni atë, ju vetëm duhet ta mbani të lumtur”.

Martial ka bërë 136 paraqitje për Manchester Unitedin deri më sot, duke shënuar 36 gola. Ai e gjeti objektivin nëntë herë në Premier League, sezonin e kaluar, por ishte i kufizuar vetëm në 18 ndeshje si titullar (startues). Kjo mungesë veprimi i kushtoi atij një vend në skuadrën e Francës, që fitoi Botërorin e kësaj vere.

Përfaqësuesi i tij, Philippe Lamboley, i tha “RMC Sport” në qershor: “Pas shqyrtimit të të gjitha mundësive dhe opsioneve, Anthony dëshiron të largohet nga Manchester United. Ka shumë arsye, por tani është shumë herët për ta diskutuar atë. Anthony do të flasë së shpejti.

Manchester United dëshiron ta zgjasë marrëveshjen me Anthony, nuk duan që ai të largohet, por nuk kemi arritur marrëveshje për disa muaj. Mendoj se kur Manchester United, që është klubi më i fuqishëm, nuk mund të arrijë marrëveshje pas tetë muajve, në të vërtetë kjo tregon se nuk duan ta bëjnë atë një lojtar kyç”, përfundoi Ronney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat