De Rossi sfidon Juventusin dhe Ronaldon

Futboll

De Rossi sfidon Juventusin dhe Ronaldon

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 12:12
De Rossi sfidon Juventusin dhe Ronaldon

Është një ditë e rëndësishme për Daniele De Rossi, i cili mbush 35 vjeç dhe ky përvjetor festohet nga Roma në profilet sociale të klubit. Kapiteni verdhekuq, i intervistuar nga “NBC”, thotë se tashmë po mendon për sezonin e ri.

“Kam besim të mjaftueshëm tek ekipi dhe trajneri. Është viti i tij i dytë dhe gjithçka do të jetë ndoshta më e lehtë, sepse ai nuk duhet të fillojë nga fillimi. Trajneri mund të llogarisë një grup bazë lojtarësh, tashmë të testuar, të cilët e dinë se çfarë dëshiron Roma prej tyre.

Herën e parë që takova Di Francesco unë isha 18 vjeç. Edhe tashmë është po ashtu. Si trajner, ai dëshiron të synojë më të mirën, ashtu si kur ishte futbollist. Ai ka një mentalitet fituesi dhe po përpiqet ta transferojë këtë në ekip”, – thekson De Rossi.

Kapiteni i Romës shpreson të fitojë diçka në sezonin e ri, edhe për të sfiduar Juventusin e Cristiano Ronaldos: “Shpresoj që të sjellim diçka te Roma, ndonjë trofe. Kjo është diçka shumë e lehtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për t’u bërë. Do të përpiqemi të bëjmë diçka të pabesueshme, sepse ekipet që arritën në vendin e parë dhe të dytë sezonin e kaluar janë përmirësuar.

Juventusi ka marrë një nga lojtarët më të mirë në histori. Sidoqoftë, asgjë nuk është e shkruar në futboll, ne e kemi parë këtë edhe në Botërorin e Rusisë. Ne nuk jemi duke filluar nga gjysmëfinalet e Champions-it, apo vendi i tretë në Seria A. Të gjithë e fillojnë nga zero pikë; si Cagliari, edhe Juventusi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat