Përcaktohen 10 kandidatët për “The Best”

Futboll

Përcaktohen 10 kandidatët për “The Best”

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 16:44
Messi, Mbappe e Ronaldo

Ne tashmë i njohim 10 finalistët e “The Best” 2018, të çmimit ekuivalent me “Topin e Artë”, që FIFA e themeloi pas ndarjes nga “France Football”. Cristiano Ronaldo, fituesi i dy edicioneve që janë mbajtur deri më sot (2016 dhe 2017), kryeson listën e kandidatëve. Lista plotësohet me emrat e tjerë: Kevin de Bruyne, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Harry Kane, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luka Modric, Mohamed Salah, Raphael Varane.

Mungesa e madhe është ajo e Neymar. I treti në vitin 2017 dhe i katërti në vitin 2016 për këtë çmim, sulmuesi brazilian mbetet jashtë listës në mënyrë të habitshme. Në listë mbetet, logjikisht, Leo Messi, sepse ka fituar La Liga, Kupën e Mbretit dhe “Këpucën e Artë” me Barcelonën, ndërsa ka dalë i dyti, mbas CR7, në edicionet e vitit 2016 dhe 2017.

Griezmann kthehet me forcë, pasi ishte vendimtar në pushtimin e Kupës së Botës dhe të Ligës së Evropës. I treti në vitin 2016, ai nuk ishte as midis 10 finalistëve të “The Best” për vitin 2017. Ylli i Atletico Madrid do të ketë një rival të madh, Luka Modric. Kroati i Real Madridit, i gjashti në edicionin e vitit 2017, ka fituar shumë fitore, pas triumfit në Champions-in e tretë radhazi dhe shpalljes nënkampion bote në “Rusia 2018”.

Prania e Mbappé, Salah, Kane, Varane, Hazard apo De Bruyne, si debutantë në këtë çmim, sjellë një frymë ajri të freskët. FIFA ka pasur një juri luksoze për të hartuar listën e 10 kandidatëve për “The Best”: Ronaldo Nazario, Capello, Kaka, Drogba, Lampard, Matthäus, Nesta, Parreira, Amunike, Al Ja Ber, Cha Bum-kun, Roxburgh dhe Rufer.

- Cristiano Ronaldo
– Kevin De Bruyne
– Antoine Griezmann
– Eden Hazard
– Harry Kane
– Kylian Mbappe
– Lionel Messi
– Luka Modric
– Mohamed Salah
– Raphael Varane

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat