Zyrtare: Malcom driblon Romën, nënshkruan për Barcelonën

Futboll

Zyrtare: Malcom driblon Romën, nënshkruan për Barcelonën

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 19:11
Malcom Filipe Silva de Oliveira

FC Barcelona dhe Girondins de Bordeaux kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Malcom Filipe Silva de Oliveira.

Kjo marrëveshje do t’i kushtojë Barcelonës 41 milionë euro  dhe 1 milion euro bonuse.

Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin për pesë sezone deri në edicionin 2022/23.

Malcom do të arrijë në Barcelonë sonte (e martë), ku do ta bëjë edhe foton tradicionale te logo e klubit.

Ai të nesërmen do të bashkohet me klubin në US Tour që sponsorizohet nga Rakuten.

Lojtari ka lindur në vitin 1997 në Sao Paulo in Brazil. Ai përveç Bordeaux ka luajtur edhe me Corinthians.

Me Bordeaux në tri sezone ai ka zhvilluar 86 ndeshje ku ka shënuar 19 gola.

Roma e kishte lansuar të hënën në mbrëmje marrëveshjen me klubin francez dhe lojtarin, por ndërhyrja e Barcelonës bëri që gjithçka të ndryshojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat