Malcom te Barcelona për 50 milionë euro

Futboll

Malcom te Barcelona për 50 milionë euro

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 19:15
Malcom te Barcelona për 50 milionë euro

Barcelona ka arritur marrëveshjen për të blerë nga Bordeaux-in sulmuesin brazilian Malcom. Ai mbërriti në Spanjë ku do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon në rregull, katalanasit do të paguajnë 50 milionë euro te klubi francez. Kjo lëvizje vjen pasi Chelsea refuzoi 70 milionë euro të ofruara për Willian.

Kjo ishte oferta e katërt edhe e fundit e katalanasve për brazilianin, por “blutë” kërkuan 85 milionë euro dhe marrëveshja dështoi. Në fundjavën e kaluar, Bordeaux arriti marrëveshjen me Roma për transferimin e Malcom në kryeqytet të Italisë, por gjithçka dështoi në momentin që Barcelona hyri në bisedime. Të hënën, Malcom pritej në Romë, por në orët e fundit të mbrëmjes erdhi oferta e Barcelonës.

Bordeaux i kërkoj falje publike Romës për shkeljen e fjalës së dhënë, por u ndikua nga dëshira e futbollistit që zgjidhi “Camp Nou”, përpara “Olimpico”. 21-vjeçari Malcom, që mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, ka luajtur 84 ndeshje zyrtare me Bordonë dhe ka shënuan 20 gola, teksa ka dhënë edhe 13 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat