United, Chelsea apo PSG? Alex Sandro vendos për të ardhmen

Futboll

United, Chelsea apo PSG? Alex Sandro vendos për të ardhmen

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 19:18
Alex Sandro

Braziliani Alex Sandro ka marrë vendimin final për të ardhmen e tij. Anësori i majtë ka vendosur të qëndrojë tek Juventusi dhe të tentojë rinovimin me “Zonjën e Vjetër”.

Një detaj mjaft i rëndësishëm në këtë vendim është ambicia e Juventusit për të fituar Ligën e Kampioneve, çka u dëshmua përmes blerjes së Cristiano Ronaldos, që për sa i takon statistikave, mund të konsiderohet pa frikë, futbollisti më i mirë i historisë dhe blerja e shekullit.

Alex Sandro që kërkohej nga skuadra si PSG, Chelsea, Manchester Unite”, etj., i ka mbyllur dyert ekipeve të tjera për t’u transferuar dhe mësohet se ka njoftuar Juventusin dhe menaxherin e tij dëshirën për të rinovuar kontratën me kampionët e Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat