Alarm te Inter, ja çfarë ka ndodhur në minutën e 6-të të ndeshjes

Futboll

Alarm te Inter, ja çfarë ka ndodhur në minutën e 6-të të ndeshjes

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 22:15
Inter

Inter vijon fazën përgatitore, teksa mbrëmjen e të martës po zhvillon ndeshjen e katërt miqësore. Zikaltërit po ndeshen në stadiumin “Bramall Lane”, aty ku përballen me Sheffield United. Shumë pak fat në anën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti, që pas vetëm pak minutash nga fillimi i ndeshjes, u desh të ekzekutojë një zëvendësim të detyruar.

Pikërisht në minutën e 6’ të takimit, Dalbert përplaset në një dyluftim dhe rrëzohet në fushë, aty ku qëndron duke rënkuar dhe shtrënguar shpatullën e tij të djathtë. Ndërhyjnë menjëherë anëtarët e stafit mjekësorë zikaltër që aplikojnë akullin dhe spray, por më pas kërkohet futja në fushë e barrelës dhe detyrimisht zëvendësimi i brazilianit Dalbert, në vend të të cilit u aktivizua Roric.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat