Frikë te Barcelona, Real Madrid transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë?

Futboll

Frikë te Barcelona, Real Madrid transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë?

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 07:36
Edinson Cavani

Real Marid ka identifikuar një sulmues të ri për transferim në Santiago Bernabeu.

Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos.

“Radio Marca” raporton se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Ylli uruguaian së fundmi spekulohej me rikthim te ish skuadra e tij nga Serie A, Napoli.

Mirëpo, në atë që mund të jetë lajm i keq për rivalin e madh Barcelona, Real Madrid dëshiron ta sjellë Cavanin në Santiago Bernabeu, në vazhdim të këtij afati kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat