Juventus – Milan, zbulohen detajet e bisedimeve për Bonucci, Higuain dhe Caldara

Futboll

Juventus – Milan, zbulohen detajet e bisedimeve për Bonucci, Higuain dhe Caldara

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 07:36
Pamje nga takimi

Juventus dhe Milan në negociata intensive për një shkëmbim të madh.

Juventus dhe Milan janë në bisedime për një shkëmbim të madh.

“Bianconerët” propozojnë sulmuesin Gonzalo Higuain në ofertë për rikthimin e Leonardo Bonuccit.

Por, “Rossonerët” kërkojnë mbrojtësin Mattia Caldara, që Juventus e konsideron të rëdësishëm në Torino.

Gianluca di Marzio ka zbuluar detajet e bisedimeve.

“Bonucci dëshiron të kthehet në Juventus. Milan kërkon Mattia Caldaran në këmbim të Bonuccit, ndërsa Juve, është përgjigjur se bisedimet mund të bëhen vetëm për Higuain, Sturaro ose Pjaca. Caldara nuk është në shitje”, shkruan ‘Gianluca di Marzio’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat