Takaj: Ky vendim është njësoj si një dënim me vdekje për klubin

Futboll

Takaj: Ky vendim është njësoj si një dënim me vdekje për klubin

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 10:36
Takaj: Ky vendim është njësoj si një dënim me vdekje për klubin

Në kohën që në Europë janë duke u luajtur ndeshjet e tureve eleminatore të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës, ku marrin pjesë dhe ekipet shqiptare, mediEt e huaja i kanë kushtuar një artikull Skënderbeut, klubit kampion të Shqipërisë, por i dënuar nga UEFA me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

Në një artikull të Agjencisë së Lajmeve Franceze, AFP, është cituar presidenti i klubit, Ardian Takaj, i cili e ka quajtur vendimin e UEFA-s njësoj si një dënim me vdekje për Skënderbeun.

“Ky vendim është njësoj si një dënim me vdekje për klubin”, ka thënë presidenti Takaj.

Ndërkohë që AFP ka cituar pjesë të raportit të UEFA-s, ku theksohet se 53 ndeshje të Skënderbeut dyshohet të jenë të manipuluara në kampionat, Kupat e Europës, madje edhe ndeshje miqësore. Ky vlerësim është bërë pas sistemit të zbulimit të mashtrimeve me bastet (BFDS). Orges Shehi, i sapoemëruar trajner i klubit, pasi mbylli karrierën si futbollist, është shprehur i ofenduar për këtë vendim të UEFA-s.

“Ky është një raport i bazuar jo në fakte, por në thashetheme, – ka thënë ish-kapiteni i Skënderbeut. – Futbollit nuk është një shkencë ekzakte, ju gjithmonë mund të shihni gabime njerëzore”. Për Ardjan Takaj, Skënderbeu është duke paguar dëshirën e UEFA-s për të “promovuar sistemin e saj” BFDS, në kurriz të një klubi të vogël dhe me buxhet të vogël si Skënderbeu. “Unë mendoj se UEFA nuk do të kishte guxuar të merrte këtë vendim kundër një ekipi perëndimor, në bazë të dyshimeve”, ka deklaruar Takaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat