Ja sa futbollistë janë larguar nga FC Prishtina

Futboll

Ja sa futbollistë janë larguar nga FC Prishtina

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 11:45
Ja sa futbollistë janë larguar nga FC Prishtina

Ekipi i Prishtinës deri të enjten është në pushim. Ndërsa përveç 6 futbollistëve të ardhur (Armend Thaqi, Ahmet Haliti, Leotrim Bekteshi, Argjend Mustafa, Meriton Korenica dhe Alen Jasharoki) nga huazimi janë rikthyer edhe Donat Hasanaj e Leonat Vitija nga KEK-u.

Kurse, deri më tani janë larguar shtatë futbollistë!

Lorik Maxhuni (i ka skaduar kontrata - me Prishtinën dy sezone, 1 Kupë dhe 1 Superkupë, 58 ndeshje zyrtare (40 titullar), 1 asistim). Ben Nash Quansah (me marrëveshje është liruar - me Prishtinën 1 sezon, 3 ndeshje (1 titullar); Gentrit Dumani (me marrëveshje është liruar - me Prishtinën 2 sezone e gjysmë, 1 Kupë, 33 ndeshje (26 titullar); Dardan Sekiraqa (junior, me marrëveshje është liruar - nuk ka pasur ndeshje zyrtare me ekip të parë); Blend Bftiu (me marrëveshje është liruar - me Prishtinën 1 sezon e gjysmë, 1 Kupë, 23 ndeshje (8 titullar), 1 gol, 1 asistim); Drashko Bozhoviç (me kërkesën e futbollistit, me marrëveshje është liruar - me Prishtinën 1 sezon, 1 Kupë, 36 ndeshje (32 titullar), 8 gola, 14 asistime); Shqiprim Taipi (i ka skaduar huazimi, me Prishtinën gjysmësezon, 1 Kupë, 17 ndeshje (të gjitha titullar). Me këtë rast, FC Prishtina falënderon futbollistët e larguar për kontributin e dhënë në ekipin tonë dhe iu dëshiron karrierë të suksesshme në vazhdim.

Ndërsa, pas grumbullimit të enjten nga pushimi njëjavor, shtabi teknik do të vendos për prurje e largime tjera eventuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat