Haliti: Shpresojmë që edhe klubet të organizohen shumë më mirë

Futboll

Haliti: Shpresojmë që edhe klubet të organizohen shumë më mirë

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 13:32
Haliti: Shpresojmë që edhe klubet të organizohen shumë më mirë

Gazmend Haliti, përzgjedhës i Kombëtares U15, tha se klubet duhet të organizohen më mirë. "Ky është një kamp shumë i rëndësishëm, pasi këtu e shohim edhe punën që bëhet në klube dhe shkolla të futbollit. Edhe në këtë edicion kemi pasur rastin të shohim shumë talente, por që u nevojitet një punë shumë më e madhe.

Kjo është një moshë e ndjeshme, ku mund të ketë ndryshime dhe përmirësime në çdo kohë. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim nga afër gjatë tërë vitit, që ta kemi një pasqyrë sa më reale për ta.

Sidoqoftë, shpresojmë që edhe klubet të organizohen shumë më mirë dhe t’i kushtojnë rëndësi më të madhe grupmoshave të reja, në mënyrë që këta talentë të punojnë në mënyrë sa më profesionale", ka thënë Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat