Dortmundi mund të ofrojë 100 milionë për Lewandowskin

Futboll

Dortmundi mund të ofrojë 100 milionë për Lewandowskin

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 19:52
Robert Lewandowski

Drejtori Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, është në gjendje që të shpenzojë 100 mlionë euro për të rikthyer në klub sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Dortmundi ka shpenzuar 53 milionë euro për transfeirmin e Diallos, Delaneyt dhe Marius Wolf para sezonit të ri.

Watzke thotë se ai është në gjendje që të thyejë rekordin e transferimeve për klubin e tij për një prej sulmuesve më të mirë në Evropë, ai që dikur ishte ikonë e klubit, Lewandowski.

“Roberti e di si shkon kjo punë, në këtë kampionat ,madje klubi dhe ne e dimë të gjithë se ai do të punonte drejtpërdrejt”.

“Vetëm disa lojtarë në botë mund të ju japin një siguri të tillë”.

“Për një lojtar të tillë, unë do të isha në gjendje të paguaj 100 milionë euro”, u shpreh Watzke.

Ndërkaq po drejtori i Dortmundit shtoi se ai preferon që të rrisë talentë të klubit para se të invstojë miliona në tranferime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat