Di Francesco nuk është i zemëruar me Malcolmin

Futboll

Di Francesco nuk është i zemëruar me Malcolmin

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 23:22
Eusebio Di Francesco

Barcelona ka arritur që ta befasojë Romën duke ja marrë nga dora talentin anësor, Malcolm, por Eusebio Di Francesco thotë se ai nuk ka ndjenja të këqija për këtë.

Giallorosët arritën marrëveshje prej 40 milionë euro me Bordeaux për 21 vjeçarin, i cili u besua se do të nënshkruante me Romën, para se Barcelona të ndërhynte për të lënë romakët të shokuar.

Malcolm e vlerësoi këtë transferim si “ëndërr” edhe pse drejtori i Romës, Monchi, dha indikacione se Roma mund të ndërmarrë veprime ligjore.

“Duhet ta pyesni Monchin për Malcolm”.

“Unë nuk jam i zemëruar, më vjen keq për mënyrën si shkuan gjërat, por nëse do të vijë dikush, do të vijë edhe më i fort se ai”, u shpreh Di Francesco.

Aq larg shkoi situata e Romës sa që edhe tifozët dolën në aeroport për të pritur lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat