Marotta: Bonucci dëshiron rikthimin te Juventusi, e ofruam Higuainin për të

Futboll

Marotta: Bonucci dëshiron rikthimin te Juventusi, e ofruam Higuainin për të

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 00:15
Leonardo Bonucci

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci dëshiron që të kthehet te klubi Bianconer.

Qendërmbrojtësi u largua drejt Milanit verën e kaluar për 40 milionë euro.

Por, tash ai dëshiron largimin nga San Siro dhe Marotta ka konfirmuar vullnetin e tij – të cilin drejtuesi i klubit nga Torino dëshiron t’ia plotësojë.

“Leonardo dëshiron që të vijë te ne dhe ne duam që ta kënaqim”.

“Janë negociata të komplikuara. Ne po tentojmë dhe ne e kemi ofruar Higuainin te Rossonerët, por pa rezultat pozitiv”.

“Unë do të jem te zyret e Serie A për shortin të enjtën dhe mund të flasim. Higuain te Chelsea? Ata po e ndjekin, por nuk është lehtë”, deklaroi Marotta.

Pos tjerash, drejtori i Juventusit e konsideron të pashitshëm Mattia Caldaran, i cili u përmend si opsion në tratativat e fundit mes dy klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat