Juventus triumfon kundër Bayernit në International Champions Cup

Futboll

Juventus triumfon kundër Bayernit në International Champions Cup

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 08:17
Meritan Shabani dhe Alex Sandro (Getty Images)

Juventus ka shënuar fitore në ndeshjet miqësore të International Champions Cup.

Italianët triumfuan para shikuesve në stadiumin e Philadelphias kundër Bayern Munichut me rezultat 2-0.

Te dyja skuadrat pothuajse luajtën me formacionet e dyta gjersa ka pasur 19 ndërrime të lojtarëve gjatë ndeshjes.

Andrea Favilli ishte futbollisti i ndeshjes pasi që ishte golashënuesi i vetëm i dy golave të fitores së Juves.

Talenti 21-vjeçar golin e parë e shënoi në të 32-tën minutë pas një pasimi të saktë të Claudio Marchisos.

Golin e dytë italiani e shënoi një minutë para se të përfundoi pjesa e parë, ku asistues ishte Alex Sandro.

Në pjesën e dytë kishte më tepër taktizime të trajnerëve pasi që nuk u realizua asnjë gol i vetëm.

Kujtojmë se përgjatë gjithë pjesës së parë në radhët e kampionit gjerman u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Meritan Shababni.

Theksojmë se takimin e radhës Bianconerrët e kanë kundër Benficës ndërsa bavarezët do të takohen me Manchester Cityn.

Pas kësaj, Juve ka tre pikë në renditjen tabelore ndërsa Bayern mbetet pa asnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat