Edhe Rodrigo në planet e Real Madridit

Futboll

Edhe Rodrigo në planet e Real Madridit

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 14:15
Rodrigo

Futbollisti i Valencias përcillet me vëmendje nga klubi mbretëror.

Mundësitë që Rodrigo të transferohet te Real Madridi sa shkojnë e rriten.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Realit janë gati të përgatisin ofertën për 27-vjeçarin e Valencias.

Sulmuesi i kombëtares spanjolle është një prej objektivave të Real Madrid për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi.

Gjithsesi për t’ia shkëputur futbollistin ekipit të drejtuar nga Marcelino, Los Blancos duhet të paguajnë klauzolën e futbollistit prej 120 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat