Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit

Futboll

Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 15:47
Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit

Enea Koliçi ndodhet në Vlorë, natyrisht jo për turizëm, edhe pse jemi në kulmin e sezonit të pushimeve. Ai ka mbyllur gjithçka me Flamurtarin, duke zyrtarizuar marrëveshjen. Për kuqezinjtë Koliçi ishte alternativa e parë për vendin mes shtyllave, më skuadrën vlonjate që gjen te 32-vjeçari “gardianin” e duhur për t’i dhënë çelësat e portës.

Në 3 vite te Kukësi ka konfirmuar vlerat e tij, duke fituar edhe grumbullimin në Kombëtare, edhe pse sezonin e kaluar te verilindorët oshilacionet nuk munguan, ndoshta edhe për shkak të polemikave të verës së shkuar në lidhje me kohëzgjatjen e marrëveshjes kontraktuale, dhe  para pak javësh ndarja me Kukësin nuk ishte idilike, ku humbi papritmas vendin e titullarit duke u lënë jashtë skuadrës për Europën. Vetë Kolici shikonte me sy të mirë edhe një rikthim në Greqi tek Apollon Smirnis, por me ditët që kalonin i duhej të bënte një zgjedhje përfundimtare.

Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit për këtë sezon, pas atyre të Bathës, Kotobellit, Beqajt dhe Toungaras.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat