Malcom prezantohet te Barcelona, thotë se është i lumtur që iu bë ëndrra realitet

Futboll

Malcom prezantohet te Barcelona, thotë se është i lumtur që iu bë ëndrra realitet

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 23:20
Malcom prezantohet te Barcelona

Barcelona e ka prezantuar blerjen më të re, anësorin brazilian Malcom, të enjten vonë.

Malcom ka thënë se është i lumtur se do të luajë për Barçën dhe se shpreson t’i bëjë të lumtur tifozët katalonas.

“Jam shumë i lumtur që kam këtu, është ëndërr. Të luash në Barçë është sfidë e madhe dhe shpresoj se do t’i bëj të lumtur tifozët”, tha ai gjatë prezantimit.

Barcelona ia rrëmbeu nga dora Malcom klubit italian, Romës, duke ia ofruar 41 milionë euro Bordeauxit, 3 milionë më shumë se Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat