Pavard në radarët e Realit

Futboll

Pavard në radarët e Realit

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 13:54
Benjamin Pavard

Mbrojtësi francez i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror.

Benjamin Pavard ka qenë një prej më të mirëve në kombëtaren franceze e cila ia doli të kurorëzohej me titullin e kampionit të botës në Rusi.

Mirëpo mbrojtësi ka qenë shumë i mirë edhe me Suttgartin në Bundesligë, duke bërë që shumë ekipe të mëdha të interesohen për të. Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea dhe Paris Saint Germain e kërkojnë Pavardin.

Por së fundmi garës për transferimin e talentit francez i është futur edhe Real Madridi.

Gazeta Marca që është e afërt me kampionët e Evropës raporton që “Los Blancos” janë shumë të interesuar për ta transferuar francezin.

Reali është gati të paguajë 40 milionë euro për 20-vjeçarin, shifër kjo që vështirë se do të refuzohet nga Stuttgarti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat