Shpërthen Maradona

Futboll

Shpërthen Maradona

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 14:39
Shpërthen Maradona

Diego Armando Maradon kur shfaqet në publik sigurohet që ai të bëhet pjesë e lajmeve bomb. Kësaj radhe “El Pibe de Oro” është bërë protagonist në një emision televiziv në Argjentinë. Ai shpërtheu në akuza ndaj nipit të tij Valter Kristian Maçuka duke thënë se ai i ka vjedhur shumë para.

Këto akuza vijnë pasi nipi i tij kishte thënë se daja i tij do të martohet me Rokio Olivian pas 6 vitesh të fejuar. “Po shoh sesi po e furnizon me gënjeshtra këtë program televiziv. As nëna e tij nuk mund ta shohë. Më ka shkatërruar disa automjete dhe më ka vjedhur paratë. Pse flet ai për mua, kur as nëna e tij s’do ta shohë me sy? Unë do të martohem kur të më dojë qejfi. Kur të martohem do t’i kërkoj dorën Rocios dhe jo juve, e aq më tepër nipit tim.”- tha Maradona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat