Zyrtare: Juventusi e transferon talentin e Barcelonës

Futboll

Zyrtare: Juventusi e transferon talentin e Barcelonës

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 22:32
Pablo Moreno

Juventusi e ka kompletuar transferimin e të riut të Barcelonës, Pablo Moreno, i cili i ka shënuar mbi 200 gola gjatë gjashtë viteve qëndrimi në ekipet e të rinjve të Barçës.

Klubi katalonas e bleu 16-vjeçarin nga Granada në moshën 10-vjeçare, i cili është titullar i rregult i ekipit kombëtar të Spanjës U-16.

Sot, bardh e zinjtë edhe zyrtarisht njoftuan se e kanë blerë atë nga Barça. Moreno do t'i bashkohet ekipit të të rinjve të Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat