Djali i Kujtim Shalës e fillon furishëm me ekipin e ri në Gjermani

Futboll

Djali i Kujtim Shalës e fillon furishëm me ekipin e ri në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2018 Në ora: 13:06
Andis Shala

Andis Shala, djali i ish futbollistit të mirënjohur, Kujtimit, e filloi furishëm me ekipin e ri gjerman, Rot-Weiß Erfurt, duke e deklasuar si mysafir me rezultat 3:0  VSG Altglienicke, në ndeshjen e javës së parë të ligës rajonale Verilindje të Gjermanisë.

Andis Shala tregoi formë të lartë dhe e hapi serinë e golave në pjesën e dytë. Shala u tregua një sulmues tipik, i cili në minutën e 60-të kaloi në epërsi Erfurtin.  

Tetë minuta më vonë u zëvendësua, loja e të cilit u vlerësua lartë. Golat tjerë i shënoi Kelbel (85’ e 90+2’). Erfurt është kandidati kryesorë që lufton të rikthehet në Bundesliga III.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat