Shkëndija në formë, drejt Moldavisë

Futboll

Shkëndija në formë, drejt Moldavisë

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 16:33
Pamje nga një stërvitje

Shkëndija nga Tetova me koncentrim maksimal shikon sfidën e radhës europiane të martën e 31 korrikut kundër kampionit të Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Pas fitores 1:0 në takimin e parë të xhiros së dytë të Champions League, skuadra ka punuar me intensitet maksimal për të pritur sa më e përgatitur sfidën e kthimit.

Prej të premten me ekipin në seancat stërvitore është bashkuar edhe përforcimi i fundit, Valmir Nafiu, i cili ka marrë dritë jeshile për të konkuruar për lojë në sfidën e radhës.

Me grupin tanimë punon edhe Besmir Bojku që është riaftësuar nga dëmtimi i pësuar gjatë fazës përgatitore në Slloveni, mirëpo ai nuk do të udhëtojë me ekipin për në Moldavi. Jashta mbetet edhe Gledi Mici që të drejtë loje fiton pas sfidës me Sheriff Tiraspolin, si dhe Marjan Radeski që do të jetë jashta terrenit për një periudhë më të gjatë kohore shkaku i dëmtimit. Gjithë futbollistët tjerë janë në shërbim të stafit teknik dhe duken të gatshëm për të dhënë më të mirën në drejtim të synimit për të eliminuar kundërshtarin nga Moldavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat