Reprezentuesi i Kosovës në 11-shin më të mirë në Zvicër

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në 11-shin më të mirë në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:48
Hekuran Kryeziu në 11-shin më të mirë në Zvicër

Reprezentuesi i Kosovës, Hekuran Kryeziu, është përzgjedhur në 11-shin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës në futboll. Kryeziu ka qenë prej më të dalluarve për fitoren e Zurich-ut në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj rivalit të vjetër, Grasshoppers. Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka përzgjedhur 11-shin më të mirë të javës së dytë: Yanick Brecher (Zurich), Adrian Winter (Zurich), Raphael Nuzzolo (Xamax), Hekuran Kryeziu (Zurich), Anto Grgic (Sion), Raphael Rossi (Sion), Christian Fassnacht (Young Boys), Mustafa Sejmenoviç (Xamax), Stefan Glarner (Thun), Kevin Mbabu (Young Boys) dhe Dennis Hediger (Thun).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat